Esat Ademi, presidenti i ri i KOKSH-it
Edhe pse mes shumë kontestimesh të ditëve të fundit, të cilave u
është bashkuar edhe organizata ndërkombëtare e komiteteve
olimpike, IOC, me kërkesën e 2/3 të anëtarëve me të drejtë vote, dje
është zhvilluar Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar
Shqiptar (KOKSH), e cila ka zgjedhur Esat Ademin si presidentin
e saj të ardhshëm. Ish-presidenti i Federatës së Peshëngritjes ka
marrë 47 vota, ndërkohë që vetëm 6 vota kanë shkuar për rivalin
e tij, Rezart Taçi, i cili mban postin e presidentit të Federatës së
Shahut. Të pranishme në këtë asamble ishin 22 nga 27 federata
olimpike shqiptare. Pas presidentit janë zgjedhur edhe anëtarët e
kryesisë së KOKSH-it. Gjithashtu asambleja ka miratuar statutin e
organizatës ombrellë të federatave, i cili do t‘i çohet për miratim
MTKRS-së dhe më pas edhe organizatës ndërkombëtare, IOC.
Problem i më i madh i këtyre zgjedhjeve duket se do të jetë njohja
nga ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë kategorikisht kundër
mbajtjes së kësaj Asambleje.