E Diel, 1 Nëntor 2026

Montezemolo sulmon FIA-n

"Besoj se është vërtet
absurde, e rëndë dhe
shumë e rrezikshme
që, kur duhet një javë nga fi llimi
i kampionatit, F.1 gjendet në një
situatë të tillë, e cila është shumë
negative për kredibilitetin, qartësinë,
skuadrat, tifozët, gazetarët
dhe ata që investojnë si sponsorë".
Ky është komenti i presidentit të
Ferrarit, Luka Kordero di Montezemolo,
në lidhje me vendimin e
FIA-s për të modifi kuar rregulloren
e garës. "Kanë krijuar një klimë të
rëndë përgjegjësie. Nga ana jonë
si skuadra ka nisur tashmë me
reduktimin e kostove me 50%",
vazhdon më tej Di Montezemolo,
duke theksuar se beson që "është
më e rëndësishme të kesh një
klimë më të qetë dhe të evitosh
ndryshimet e vazhdueshme, të
cilat prodhojnë çrregullime". Më
pas ai ka folur edhe në lidhje me
objektivat e skuadrës së tij në
këtë sezon. Me këtë rast ka pasur
edhe një deklaratë nga presidenti
i Italisë, Xhorxho Napolitano, i
cili u është përgjigjur gazetarëve
në lidhje me emocionet që ka
provuar në makinën e re të Ferrarit
612, drejtuar nga presidenti
i kokëkuqes. "Gjithçka është në
rregull. Me Montezemolon në
krye nuk mund të ketë probleme.
Ai është i përgjegjshëm", u shpreh
Napolitano.
Në një komunikatë të bërë
të njohur nga MekLaren, Luis
Hemilton u është kundërvënë
ndryshimeve të rregullores, mes
të cilave edhe ajo e dhënies së
titullit kampion pilotit që fi ton më
shumë gara: "Mendoj se është një
turp! Është e vështirë të mendosh
se vendime të tilla do t‘i përmirësojnë
gjërat për spektatorët, si në
cirkuite, ashtu edhe në tv, gjë që
në fakt duhet të jetë prioriteti ynë".
Piloti 24-vjeçar britanik vazhdon:
"Megjithatë mendoj se duhet të
presim për të parë. Cilido të jetë
sistemi i përzgjedhur i pikëve, e di
që pilotët e F.1 do të japin gjithmonë
maksimumin në gara". Por reagimi
i Hemiltonit i bashkohet atij të
kolegëve të tij pilotë, që në ditët
e kaluara janë shprehur në korr
kundër rregullores së re. Gjithçka
ka ardhur pas kundërshtimit të
publikuar në faqen e tij në internet
të ish-"rivalit" Majkëll Shumaher,
7 herë kampion bote. "Nuk arrij ta
kuptoj se si modifi kimet mund ta
ndihmojnë F.1, mbi të gjitha sistemi
i ri për të vendosur kampionin,
ka thënë Shumaher. Nuk e shikoj
se çfarë kuptimi do të ketë të laureosh
kampion bote një pilot, që
ka grumbulluar më pak pikë se sa
ai që renditet i dyti". Sa për statistikë,
Hemilton vitin e kaluar e fi toi
titullin me një pikë më shumë sesa
ferraristi Felipe Masa, i cili kishte
fi tuar më shumë gara se britaniku
(6 kundrejt 5 për brazilianin).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›