Chelsea ‘shpëton’ Kakan
Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:08
Chelsea do të përfundojë aventurën e vështirë të Leite Kakas në Real Madrid, ka shkruar të premten e përditshmja angleze Daily Telegraph.
Ylli brazilian ka ngelur në hije të Cristiano Ronaldos, edhe pse u transferuan së bashku në Real në qershor të vitit 2009.
Chelsea synon të shfrytëzojë gjendjen e vështirë të Kakas në Santiago Bernabeu, duke i ofruar mundësinë e kalimit në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës.
Chelsea thuhet se është gati të ofrojë 25 milionë funte për Kakan.