Hitzfeld vazhdon me Zvicrën

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:11
Ottmar Hitzfeld ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës dyvjeçare në postin e selektorit të Zvicrës dhe do të drejtojë skuadrën deri në verën e vitit 2014, ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës.
Hitzfeld, njëri prej trajnerëve më të suksesshëm gjerman me Borussia Dortmundin dhe Bayern Munichun, mori drejtimin e Zvicrës në korrik të vitit 2008 dhe e udhëhoqi atë në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.
Kontrata e tij e kaluar ishte paraparë të skadonte më 2012.