E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Vaio mbetet në Bologna

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 20:05

Kapiteni i Bolognas, Marco di Vaio pritet të vazhdojë kontratën e tij me klubin gjatë javës së ardhshme, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Federico Pastorello.

Sulmuesi 34 vjeç është duke luajtur rol vendimtar në skuadër këtë sezon, duke realizuar 17 gola.

“Kemi marrëveshje me klubin dhe javën e ardhshme do ta finalizojmë atë. Marco dëshiron të mbetet në Bologna”, tha Pastorello. Kontrata e re pritet të jetë dyvjeçare, pas së cilës futbollisti mund të inkuadrohet në një detyrë të zyrtarit të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›