E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Young nuk është simulues (video)

Sir Alex Ferguson ka pranuar se Ashley Young mund të duket se rrëzohet lehtë, por menaxheri i Manchester United insiston se mesfushori nuk është simulues.

Një javë pasi Young nxori penallti të diskutueshme kundër QPR-së, ai e bëri të njëjtën gjë edhe në fitoren 4-0 ndaj Aston Villas të dielën, për çka u kritikua ashpër në mediet britanike. Por, reprezentuesi anglez mund të llogaritë në përkrahjen nga Ferguson.

“Nëse shikoni javët e fundit, po. Por, kurrë nuk e kam parë atë nga ai. Nuk është shprehi e tij”, deklaroi Ferguson për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›