E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea pas Barriosit

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 19:00

Chelsea është duke përgatitur ofertë prej 17.5 milionë funtesh për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Lucas Barrios.

Sipas medieve, në vendlindjen e tij në Paraguai, skautët e gjigantit londinez janë duke përcjellë Barriosin, i cili është njëri prej futbollistëve kryesorë të Borussia Dortmundit dhe me 11 gola ka udhëhequr ekipin drejt pozitës së parë në Bundesligë.

Në përgjithësi, Barrios ka shënuar 30 gola në 51 paraqitje pas transferimit më 2009 nga Colo Colo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›