E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter përcjell Pepen

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 20:03

Derisa bisedimet mes Pepes dhe Real Madridit vazhdojnë të mos sjellin marrëveshje, Inter është i gatshëm të ndërhyjë për transferimin e qendërmbrojtësit portugez.

Pepe ka kontratë me gjigantin madrilen deri në qershor të vitit 2012 dhe deri më tani nuk ka arritur gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu.

Sipas medieve italiane, Inter është duke monitoruar Pepen dhe mund të paraqesë ofertë për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›