E Diel, 1 Nëntor 2026

Reina nuk garanton qëndrim

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 11:37

Pepe Reina ka insistuar se nuk mund të zotohet në “dashurinë e brendshme” ndaj Liverpoolit dhe ka bërë thirrje që pronarët e klubit të financojnë përforcime të reja. Reina konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në botë dhe është anëtar i rëndësishëm për Liverpoolin, por 28-vjeçari është i dëshpëruar nga dështimi i skuadrës për të luftuar për tituj të rëndësishëm dhe largimi i Fernando Torresit në Chelsea.

Manchester United spekulohet se mund të paraqesë ofertë për Reinan, gjatë verës dhe Liverpoolin e pret një betejë për të bindur portierin të mbetet në Anfield.

“Nuk njoftoj largimin tim, larg asaj. Kam thënë shumë herë se jam i lumtur në Angli dhe ndihem mirë në Liverpool, por nuk jam i gatshëm të konfirmoj dashurinë e brendshme ndaj askujt. Kjo është e pamundshme. Cilido futbollist që e thotë, është duke gënjyer. Nuk mund të them shumë, sepse kam kontratë me Liverpoolin, por dashuria e brendshme nuk ekziston. Askush nuk mund të përcaktojë fatin e tij. Kur një futbollist gjendet në një klub, ai duhet të japë gjithçka, që është e tëra që mund të kërkoni prej tij”, tha Reina për The Guardian.

Ylli spanjoll kërkon nga pronarët e rinj të klubit që gjatë janarit sollën dyshen sulmuese, Andy Carroll dhe Luis Suarez, të vazhdojnë me investime në ekip. “Varet si përfundon sezoni dhe sa sfidues mund të jemi. Mbi të gjitha, varet nga ambiciet e pronarëve në ndërtimin e një ekipi më të mirë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›