E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbukurohet Tirana, merr zëdhënëse një modele

Iva Mera është zyrtarisht zëdhënësja për shtyp e KF Tirana. Prezantimi i saj është bërë ditën e djeshme nga ana e administratorit të klubit, Salih Tagani. Sipas asaj që u shpjegua nga ky i fundit, zëdhënësja do të vendosë një lloj rregulli si për sa u përket konferencave për shtyp të lojtarëve dhe trajnerit, por edhe çdo lajmi që duhet të publikohet nga klubi dhe vendimet që mund të marrë bordi drejtues. Kujtojmë se Iva Mera është e bija e aktorit të njohur të humorit, Bujar Mera dhe një modele e njohur në pasarelat e modës. Së fundmi, ajo është edhe prezantuese e “Nacional Bingo” në TV Klan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›