Ndeshja ndaj United, historike

Yaya Toure mendon se ndeshja ndaj Manchester Unitedit, që do të zhvillohet të hënën që vjen, do të jetë njëra prej më të rëndësishmeve në histori të Manchester Cityt.
Barazimi i ‘Djajve të Kuq’ ndaj Evertonit, i ngjalli shpresat e Citizens, të cilët nëse fitojnë në Etihad Stadium, do ta marrin primatin në Premierligë.
“Ne do të luajmë me United në shtëpi dhe, nëse i shihni statistikat, ata janë mjaft të fort në udhëtim, prandaj do të jetë një test mjaft i vështirë për ne. Por, mendoj se këtë vit ne kemi nevojë ta fitojmë titullin. Duhet ta fitojmë këtë derbi, sepse është njëri prej më të rëndësishmëve në histori”, tha Toure.