Presidentja Jahjaga përsëri rrëzohet

Gjithashtu nga burime të Kosovapress-it, bëhet e ditur se gjendja e presidentës Jahjaga është e mirë dhe se nuk ka pësuar lëndime pas rrëzimit.
Megjithatë i kontaktuar nga Kosovapress, këshilltari i presidentes Arbër Vllahiu, duke qeshur pohoi se nuk është në dijeni që presidentja Jahjaga sot është rrëzuar.
Derisa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shpëtoi pas rrëshqitjes ditë më parë kur vizitoi Gjakovën, si duket të njëjtin fat nuk e pati sot Presidentja e vendit, pasi që siç duket rrugët e Prishtinës, janë në një gjendje edhe më të keqe se ato të Pejës.
Ndryshe, kjo është hera e dytë, që presidentja Jahjaga është rrëzuar që nga marrja e postit si presidente e vendit. Herën e parë është rrëzuar derisa po qëndronte në Prevallë me familjen e saj dhe sot është rrëzuar, derisa po hynte në një lokal në kryeqytet.