Cheney: Obama na bëri më pak të sigurt
Ish-nënpresidenti amerikan, Dick Cheney tha dje se amerikanët janë më pak të sigurt tani që presidenti Obama ka zbutur politikën antiterrorizëm të vendosur nga Bush dhe se të gjitha synimet e administratës republikane për Irakun janë realizuar me sukses. Në përmbushje të premtimeve të tij elektorale presidenti amerikan Barak Obama ka pezulluar gjyqet ushtarake për të dyshuarit si terroristë dhe ka njoftuar mbylljen e burgut amerikan të Guantanamos në Kubë, si dhe të vëzhgojë dhe të hetojë mbi vendet ku CIA i ka mbajtur disa nga këta të burgosur. Presidenti u ka urdhëruar gjithashtu hetuesve të CIA-s të pajtohen me rregulloren e Manualit të Ushtrisë Amerikane për trajtimin e të burgosurve dhe denoncoi në pjesë të programit të Bushit mbi stimulimin e torturave si pjesë të hetimit dhe marrjes në pyetje. I pyetur nga CNN nëse ai mendon se amerikanët janë më pak të sigurt nga ky program, Cheney është përgjigjur, “Po, kështu mendoj”. “Mendoj se ato programe ishin absolutist esenciale për suksesin që ne patëm dhe ne ishim në gjendje të mblidhnim informacionin sekret që na duhej, që të mos pësonim më humbje të mëdha si ato të 11 shtatorit”, tha Cheney.