Policia, në një godinë të mjeruar
BULQIZE – Komisariati i policisë në qytetin e Bulqizës është në gjendje të mjeruar. Deri në vitin 1990 ai ishte repart ushtarak, për t’u shndërruar më pas si godinë e policisë lokale. Ndërtesa nuk ka rrethim të jashtëm dhe kushdo mund të hyjë e të dalë nga ky territor pa asnjë problem. Ferra e shkurre kanë pushtuar godinën e policisë së shtetit ngado. Burime të rezervuara thonë se herë pas here është kërkuar ndërhyrje me investime për të siguruar të paktën rrethimin e objektit, ndërkohë ferrat e shkurret e shumta mund dhe duhet të ishin larguar edhe nga vetë efektivat e policisë së Bulqizës. Një problem më vete, të cilin nuk e thonë drejtuesit e policisë është ai i pronësisë mbi tokën ku është vendosur ky objekt, pasi disa herë pronarët e tokës kanë kërkuar në kthimin ose kompensimin e truallit. h.p