E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ngujuarit e 9 janarit,15 ditë në grevë urie

 

SHKODER – Greva e urisë e 4 familjarëve të viktimave të tragjedisë së 9 janarit ka shkuar në ditën e 15. Ata hynë në grevë në fund të muajit shkurt, duke pohuar se do të vetësakrifikoheshin deri në gjetjen e trupave të njerëzve të tyre. Prej 5 vitesh, 8 viktima të tragjedisë së Karaburunit rezultojnë të zhdukur, pasi trupat e tyre nuk u gjetën asnjëherë. Katër të ngujuarit janë prindër ose vëllezër të viktimave, pjesa më e madhe e të cilëve nga Shkodra. Në tragjedinë e 9 janarit 2004 humbën jetën 28 vetë, për të cilën u vunë në bankën e të akuzuarve vetëm një pjesë e organizatorëve të saj. Familjarët nga greva e urisë në Shkodër presin nga shteti që të nisë kërkimet për trupat, ndërsa nga Prokuroria e Përgjithshme të rinisë hetimet e më pas gjyqin për personat që organizuan trafikun klandestin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›