Fitore mes fishekzjarrëve
21/05/2005 Tirana e ka përfunduar kampionatin, ashtu siç i ka hije një kampioneje të vërtetë. Bardheblutë kanë fituar derbin ndaj Dinamos 1:0, me një gol të mrekullueshëm të Devi Mukës dhe kështu i kanë vënë përsipër qershinë tortës së kampionatit. Dje në darkë, në “Qemal Stafa”, edhe ndeshja e zhvilluar ka qenë e denjë për spektaklin e organizuar nga kampionët. Në fillim të ndeshjes, ka qenë Dinamo që ka hyrë më fuqishëm dhe ka qenë më e rrezikshme, por portieri i Tiranës, Isli Hidi ka qenë në gatishmëri, duke evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Më pas kampionët i kaluan emocionet e festës dhe filluan që të tregonin vlerat e tyre, por edhe Ilion Lika ka treguar se jo më kot, është portieri titullar i Kombëtares, duke i thënë jo, goditjeve të Tiranës. Edhe fillimi i pjesës së dytë ka qenë si i të parës, Dinamo ka qenë më e rrezikshme, madje në të 55’ blutë kanë qenë shumë pranë golit të avantazhit, por Hidi ka kryer mrekullinë, duke pritur një gol gati të sigurt të Gudjabit. Menjëherë pas dy minutash, në të 57’, ka qenë Tirana ka kaluar në avantazh, falë një lëvizje të bukur të kapitenit të saj, Devi Muka, i cili vërtetoi edhe një herë se jo më kot është një nga më të mirët e kampionëve, dhe një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Më pas, u zhvillua një lojë e hapur nga të dyja skuadrat dhe ashtu siç mund të kishte barazuar Dinamo, ashtu edhe mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër Tirana. Në fund të ndeshjes Dinamo, ka qenë shumë pranë barazimit, por përsëri Hidi ka qenë shpëtimtari i Tiranës, duke devijuar me këmbë një goditje nga afër të Xhihanit në 90’. Menjëherë pas fërshëllimës finale të gjyqtarit kryesor, Sazan Velçani në “Qemal Stafa” ka filluar festa për kampionatin e 22-të, të bardhebluve dhe qielli mbi stadium është mbuluar nga fishekzjarret e pafundme. Tirana Kampion. Urime!
Halili: Tiranë e mirë, por jo e shkëlqyer
Tirana feston zyrtarisht titullin e 22-të kampion, në një atmosferë të ndezur, por edhe pse të pranishmit në shkallët e stadiumit, ishin të shumë në ndeshjet e mëparshme, nuk mjafton për justifikuar tifozërinë kampione të Shqipërisë. Gjithsesi, gëzimi ishte madh në radhët e të gjithëve, me përjashtim të Dinamos, e cila mund të jetë ndjerë pak e hidhëruar, pasi u desh ta mbyllte sezonin me një humbje. Por, ata që e kanë ndjerë me të vërtetë kënaqësinë e titullit, kanë qenë katër “bosët” e Tiranës, Shefikat Ngjela, Agron Papuli, Refik Halili dhe Avni Nuri. Por, më i rezervuari ndër ta, ka qenë më kritiku gjatë këtij sezoni. Bëhet fjalë pikërisht Halili, sipas të cilit, edhe pse bardheblutë janë shpallur skuadra më e mirë e vendit, në punën e tyre kanë patur mundësi për të bërë më shumë. "Jam shumë i gëzuar, që arritëm të merrnim këtë trofe, të cilin e kemi kërkuar me ngulm që nga fillimi i sezonit", është shprehur Halili. "Mendoj se është një titull, që e kemi merituar, prandaj dhe gëzimi ynë sot është i ligjshëm. Kemi luajtur një sezon, ku diferenca ndaj rivalëve ka qenë vazhdimisht e pranishme". Por, ai vetëm pak kohë më parë, pikërisht pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë, ka kritikuar ashpër futbollisët për mosimpenjim. Madje, ka shkuar deri aty sa ka kërcënuar me largimin e tij nga grupi i donatorëve të Tiranës, nëse bardheblutë nuk do të arrinin të merrnin kualifikimin në Shkodër. Por, pas përfundimit të një sezoni të gjatë e të vështirë, ai ka siguruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i Tiranës. “Do të vazhdoj të jem te Tirana", theksoi Halili. "Gjithsesi, mendoj se nuk ishim në nivelin e duhur". Në vlerësimin tij për paraqitjen e skuadrës është treguar paksa i rezervuar. "Kemi parë një Tiranë të mirë, por jo të shkëlqyer", vazhdoi me tej donatori i bardhebluve. Gjithsesi, ju premtoj se në sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër edhe më të mirë.” Ndërkohë me prononcimin e tij, ai ka konfirmuar ndryshimet e paralajmëruara në ditët e fundit, në radhët e futbollistëve të kampionëve. "Sigurisht, që do të kemi ndyshime për sa i përket skuadrës së sezonit të ardhshëm", tha Halili. "Do të ketë lojtarë që do të ikin, por kemi ndërmend të afrojmë në ekip emra të rinj e cilësorë. Gjithçka do ta bëjmë për një sezon edhe më të mirë".
FLASIN KAMPIONET
Nuri: Të festojmë të gjithë
“Ishte një titull i merituar. Ky trofe ishte për të gjithë tifozët. Besoj se Tirana nuk i ka zhgënjyer dhe gjithnjë do t’i dhurojë festa të tilla. Ishte me të vërtetë një kampionat i gjatë dhe i vështirë. Ishte një kampionat i gjatë, i mbushur me gëzime dhe me mërzitje. Por, këto pranohen, madje pa to kampionati nuk ka lezet, nuk ka kuptim”
Bulku: Trofeu, për familjen dhe tifozët
“Si të gjithë shokët e skuadrës, edhe unë jam shumë i gëzuar për këtë titull. Besoj se e kemi merituar dhe nuk kishte se si të ndoshte ndryshe. Fitimin e trofeut ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë tifozëve të Tiranës. Tashmë pas titullit na mbetet të punojmë për të ardhmen. Ku shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë në Kupat e Evropës”.
Sene: Kënaqësi e madhe të fitosh titullin
“Jam shumë i gëzuar. Ka qenë kënaqësi e madhe të fitosh kampionatin, pas një pune të madhe dhe të lodhshme. Eshtë me të vërtetë një gëzim i madh. Ndihem paksa i çuditur nga kjo atmosferë kaq festive. Kjo është hera e tretë, që fitoj një titull kampion në karrierën time si futbollist, pasi dy kampionatet e para i kam fituar në vendin tim”.
Tafai: Titullin ia dedikoj familjes sime
“Kemi luajtur mirë në të gjithë kampionatin dhe si rallë ndonjëherë nuk lëshuam në asnjë ndeshje, që ka fillim e deri në fund të sezoni. E merituam këtë kampionat dhe këtë e tregoi dhe sigurimi i tij, që dy javë para mbylljes së edicionit. Falenderoj stafin teknik dhe stafin drejtues. Titullin ia dedikoj familjes sime”.
Sina: Titullin ia dedikoj vajzës
“Jam me të vertetë i gëzuar për këtë sukses. Sigurisht, që titullin e kishim fituar që në Durrës, por sonte (mbrëmë), ai mori më shumë kuptim me festën e organizuar. Do të kishim shumë dëshirë që t’i kishim fituar të dy trofetë, si kampionatin dhe Kupën. Por, le t’i gëzohemi titullit kampion, që ia dedikoj vajzës sime”