E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chievo mendon për Kasamin

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 13:05

Është e qartë se Pajtim Kasami nuk dëshiron të luajë në Serie B italiane, ku e pret që një kohë Padova. Për këtë punë ka zgjidhje. Ngase për shërbimet e futbollistit të Palermos interesim ka shfaqur Chievo, e cila është e gatshme ta huazojë në janar. Kështu të paktën njofton drejtori sportiv i ekipit nga Verona, Giovanni Sartori.

“Kasami është një lojtar që nuk e njihja. E kam parë në disa raste dhe mund të them se është lojtar i shquar. Do të shohim këto ditë, mendoj se do të ishte një lojtar interesant për Chievon”, tha Sartori për uebfaqen mediagol.it.

Ndërkohë, edhe drejtori sportiv i Grossetos, Antonino Imborgia, ka njoftuar se ekipi i tij e do Kasamin. Sipas tij, klubet kanë arritur marrëveshje, por që futbollisti ka bërë të ditur se nuk dëshiron të luajë në asnjë klub të Serie B italiane. Prandaj, në pranverë me gjasë 18 vjeçari do të luajë si huazim në Chievo ose në Cesena.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›