E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të lënduar në dy aksidente të ndodhura në Durrës



DURRËS - Dy aksidente rrugore me tre të lënduar u regjistruan mbrëmjen e së martës në qarkun e Durrësit. Burime zyrtare të policisë thanë se Pjerin Gila, 41 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues ne Laç, u ndaluar nga forcat e policisë pasi me automjetin e tij furgon me targa LA-7270-A goditi një kalimtare 36-vjeçare, banore në Tapizë, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Aksidenti tjetër në të cilin u lënduan dy persona po të njëjtën ditë në segmentin Xhafzotaj-Durrës. Automjeti tip Benz me targë BD 181 ËA, i drejtuar nga 28-vjeçari Ferdinand Gjepali, lindur dhe banues në Gjepalaj, u përplas me nje karrocë me kuaj e cila vinte përballë tij. Përplasja shkaktoi lëndimin e drejtuesit të karrocës, një banor 71-vjeçar i Xhafzotajt dhe nipit të tij 7-vjeçar. Të dy këta, pasi morën mjekimin në Spitalin e Durrësit, u larguan për në banesat e tyre pa probleme serioze. Dy ditë më parë, gjetën vdekjen 5 persona dhe disa të tjerë u plagosen në disa aksidente të ndodhura në rrethe të ndryshme të vendit].

Një 60-vjeçar humb jetën në një aksident rrugor

LIBRAZHD - Një aksident që shkaktoi vdekjen e një 60–vjeçari ndodhi dje në aksin nacional Librazhd-Pogradec, në Rrajcë. Burime të policisë bëjnë të ditur se “rreth orës 09:00 të paradites së mërkurë, një mjet me targa EL 202 A, që drejtohej nga Elidon Selita, banor i qytetit të Elbasanit, aksidentoi 60-vjeçarin Bektash Toçka. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në momentin e aksidentit viktima po ecte në rrugë. Selita u shoqërua në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Librazhdit, pasi grupi hetimor konstatoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›