“Cigaret kontrabandë nuk i bleu Fatmir Zotaj”
04/06/2005 Nuk ekziton asnjë dokument që t’i ketë paguar ai paratë. Dyshohet se blerësi nuk është nga Durrësi
Dyshohet se cigaret kontrabandë të sekuestruara në Shkozet të Durrësit, nuk janë blerë prej Fatmir Zotajt, i cili akuzohet si kreu i grupit. Por, ende mbetet enigmë emri i personit që ka paguar paratë e cigareve kontrabandë në Mal të Zi. Ndonëse nga hetimi është përjashtuar mundësia që ky person të jetë nga rrethi i Durrësit, mungesa e dokumentacioneve zyrtare të Portit të Malit të Zi, ku janë ngarkuar këto cigare, nuk është arritur të identifikohen gjeneralitetet. Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka ngritur dyshime të forta se cigaret nuk janë blerë nga pronari i anijes “Eni” dhe magazinës në Shkozet, Fatmir Zotajt, por nga dikush tjetër që zyrtarisht mbetet i paidentifkuar. Kjo, pasi në asnjë dokument dhe informacion që disponon prokuroria paraprakisht, nuk ekziton emri i Fatmir Zotajt. Ndërkaq, prokuroria ka vërtetuar në bazë të provave materiale se ishte Fatmir Zotaj, ai që e kihte menaxhuar gjithë kontrabandën, që dyshohet të jetë më e gjerë në kohë.
Blerësi i cigareve
Nga verifikimet dhe hetimet e deri tanishme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë ngritur dyshimet se nuk ka qenë Fatmir Zotaj ai që ka paguar paratë për cigaret kontrabandë. Por, ndaj Zotajt, ekzitojnë prova të sigurta që vërtetojnë se ka menaxhuar gjithë kontrabandën e cigareve të sekuestruara. Lajmi është bërë dje i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se mungojnë dokumentet zyrtare për të vërtetuar këtë dyshim. Kjo, pasi Prokuroria e Malit të Zi, nuk i ka sjellë ende dokumentet dhe materialet hetimore të kërkuara me anë të një letër-porosie afro një muaj më parë. Burimet theksojnë gjithashtu, se nuk kanë ende një emër konkret të konfirmuar të personit që ka kryer pagesën e cigareve kontrabandë, të cilat në total, ato të sekuestruara dhe ato që kanë dalë nga magazina, kapin shifrën e afro 8 milionë dollarëve. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se personi që ka paguar për blerjen e cigareve në Mal të Zi të jetë një tjetër dhe jo Fatmir Zotaj. Madje nga hetimet e kryera deri tanimë, dyshohet se ky person nuk është nga rrethi i Durrësit, por se banon diku tjetër, theksojnë burimet. Ato shtojnë se pa pasur dokumentet zyrtare ytë blerjes së cigareve dhe ato të daljes së tyre nga porti i Malit të Zi, nuk mund të konkludojnë zyrtarisht në emrin e personit që i ka blerë. Burimet pohojnë se, tjetër fakt që mund të pengojë hetimin dhe zbulimin e të gjithë personave të implikuar në këtë kontrabandë është edhe dyshimi se ato mund të jenë kaluar pa u deklaruar në portin e Malit të Zi.
Hetimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtrirë hetimin për kontrabandën në një hark kohor një vjeçar. Burimet pohojnë se është sekuestruar gjithë materiali origjinal i Portit të Durrësit, të një harku kohor njëvjeçar. Bëhet fjalë për dokumentacionin ku janë pasqyruar të gjitha itineraret e lëvizjeve të anijeve dhe eksportimet e importimet e mallrave që kanë kryer ato në bazë ligjore. Pas kapjes dhe sekuestrimit të 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh, me vlerë 4 milionë dollarë dhe sekuestrimit të dy anijeve e një magazine, Prokuroria ka filluar një hetim më të gjerë rreth kontrabandës. Kështu do të verifikohen të gjitha komunikimet që kanë bërë anijet me kapitenerinë e Portit të Durrësit, për rrugëtimet e tyre dhe mallrat që kanë çdoganuar në këtë port. Ndërkaq këto të dhëna do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të vendeve të huaja, që drejtuesit e anijeve kanë raportuar si destinacion pranë kapitenerisë në kohë të ndryshme, për të parë nëse kanë marrë apo jo ngarkesa atje. Nga hetimet e deritanishme është konkluduar kalimi kontrabandë i tre ngarkesave me cigare të marra në Mal të Zi. Një në mes të prillit me anijen “Poseidon” dhe dy me anijen “Eni”, përkatësisht më datë 8 mars dhe 29 mars. Hetimet kanë konkluduar gjithashtu se ngarkesa e transportuar me anijen “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, ka qenë për llogari të Fatmir Zotajt, pronarit të anijes “Eni” dhe magazinës në Shkozet. Ndërkaq, nga verifikimet e kryera në magazinë, është konkluduar se afro gjysma e cigareve me një vlerë rreth 4 milionë dollarë, është shitur ose është transportuar diku tjetër. Re.Kro
Dyshimi, “cigaret dilnin kontrabandë edhe nga Mali i zi”
Mungesa e një dokumentacioni zyrtar për ngarkesën e 4 milionë dollarëve cigare të dala nga një port i Malit të Zi, kanë ngritur dyshimet se ato mund të kenë kaluar kontrabandë edhe atje. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se edhe mungesa e reklamës së detyruar antiduhan në paketat e sekuestruara, ka forcuar dyshimet për një fakt të tillë. Kjo, pasi në paketat e cigareve kontrabandë nuk ekziston logoja e detyrueshme e vendosur nga organizmat ndërkombëtarë dhe dyshohet që ato të mos kenë dalë në rrugë zyrtare nga porti i Malit të Zi, ku janë ngarkuar. Sipas rregullave ndërkombëtare, këto lloj cigaresh, posa konstatohen nga policia e çdo vendi duhet të bllokohen paraprakisht. Por, ndonëse këto paketa duk e kanë pasur reklamën e detyrueshme anti-duhan, nuk janë bllokuar nga punonjësit e pikës kufitare në Mal të Zi, thonë burimet. nisur nga ky fakt, dyshohet se ato mund të mos jenë deklaruar fare në port dhe të jenë ngarkuar kontrabandë në anijet shqiptare. Gjithashtu pas dy muaj hetimesh ende nuk është arritur të sekuestrohen dokumentet e çdoganimit të kësaj ngarkese në portin e Malit të Zi, pasi autoritetet e drerjtësisë së këtij vendi, nuk kanë sjellë përgjigje për letër-porosinë e dërguar. Burimet përfundojnë se këto cigare mund të shiteshin vetëm në treg të zi dhe se nuk mund të çdoganohen apo të deklarohen në rrugë zyrtare në asnjë pikë të kalimit kufitar, pasi duhet që automatikisht të sekuestrohen.
Të ndaluarit
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni” dhe i magazinës në Shkozet
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet me vlerë rreth 1 milionë euro
3.594 milionë paketa cigaresh
1 Volksvagen autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro “pronë” e menaxherit