Hetimet e avokatit, gjykata ndërpret konkluzionet
04/06/2005 TIRANË – Paraqitja në gjykatë të disa dokumenteve, që vërtetojnë se i pandehuri Idriz Salla është i papërgjegjshëm, ka detyruar gjykatën të ndërpresë konkluzionet përfundimtare. Avokati Arsen Çaushi, një seancë më parë ka paraqitur një provë të re, e cila vërteton se klienti i tij vuan nga çrregullime mendore. Kjo provë e avokatit u mor parasysh nga gjykata, e cila dje vendosi të bëjë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor për të pandehurin Idriz Salla, akuzuar për trafik të femrave në bashkëpunim. Avokati paraqiti një vërtetim të Spitalit Psikiatrik Elbasan, lëshuar nga dr.Sadik Dinci, me numër 245, datë 3 mars 2004, me anë të të cilit vërtetohet se i pandehuri Idriz Salla është i sëmurë mendor dhe ka qenë i shtruar pranë këtij spitali, nga data 6 mars 1989 deri më 8 mars 1989. Diagnoza është "çrregullime personaliteti".
A.Çuka
A.Çuka