Prokurori më kërkoi bashkëpunim
04/06/2005 Mark Kola akuzohet bashkë me djemtë për vrasje
TIRANË – "Kur na morën me furgon dhe na sollën në Tiranë për t’u hetuar e më pas gjykuar, prokurori i çështjes na mori në pyetje mua dhe djalin, por një nga një. I pari u pyet djali, e më pas unë. Të dyve na kërkoi që njëri nga ne të pranonte vrasjen, me qëllim që të shpëtonin dy të tjerët. Por unë nuk kam pranuar dhe këtë gjë prokurori e di shumë mirë". Këtë deklaratë e bëri dje para Gjykatës për Krime të Rënda, i pandehuri Mark Kola, teksa ishte duke dhënë shpjegime të lira. Akuzohet se së bashku me dy djemtë e tij, Ilir dhe Ernest Kola, të ketë vrarë shtetasin Ndue Ndreca, më 27 mars 1997. Në bankën e të akuzuarve janë ulur babë e bir, Marku dhe Ernesti, ndërsa Iliri gjykohet në mungesë. Mark Kola, që në fillim të fjalës së tij është shprehur se akuza nuk ka asnjë bazë ligjore për t'i deklaruar fajtorë, ndërsa nuk pranoi të ketë kryer vrasjen e Ndue Ndrecës. Ditën e ngjarjes, i pandehuri tha se ka qenë në shtëpi bashkë me dy bashkëfshatarë dhe lajmin e ka marrë vesh nga të tjerët. Nuk ka marrë pjesë në varrimin e Ndue Ndrecës, pasi nuk e kanë lajmëruar. Mark Kola, dje para gjykatës ka akuzuar edhe policinë, e cila, sipas tij, në datën 14 dhjetor 2004 kanë shkuar në orët e vona të natës për kontroll pa patur mandat nga Prokuroria.
Ngjarja
Ndue Ndreca u vra në datën 27 mars 1997. Vrasja është kryer në qendër të qytetit të Laçit. Akuza ka fajësuar për këtë vrasje tre burrat e familjes Kola. Por nga ana e të pandehurve, thuhet se nuk i kanë asnjë borxh familjes së viktimës. Mark Kola shpjegoi dje se në 10 dhjetor të vitit 1992, i është vrarë djali 27 vjeç në Greqi, e pasi i janë marrë lekët dhe dokumentet, është varrosur në një vend të pisët. Pas 40 ditësh, djali është gjetur dhe më 22 janar 1993 është varrosur. Për vrasjen e 27-vjeçarit, policia greke arrestoi e më pas liroi si të pafajshëm djalin e viktimës, Ndue Ndreca. Pikërisht ky moment ka vënë në lojë fatin e djemve të dy familjeve. Mark Kola, deklaroi se shpesh ka kërkuar nga familja e Ndue Ndrecës vetëm shpjegime dhe, nëse kishin dijeni për vrasësit. Ai tha se nuk e ka akuzuar asnjëherë djalin e familjes Ndreca.
Alma Çuka