Nis procesi për myftiun e Gostivarit
04/06/2005 Gjashtë të pandehur për rrëmbimin e Irfan idrizit
TIRANË – Gjashtë të pandehur janë ulur në bankën e të akuzuarve, me akuzën e rrëmbimit të myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi. Pas kërkesave të shumta të bëra nga mbrojtja dhe rrëzuar nga gjykata, më në fund prokurorët arritën të lexojnë kërkesën për gjykim, sipas së cilës gjashtë të pandehurit deklarohen si rrëmbyes. Shkëlqim Palushi, Masar Meli, Nagip Musliu, Korab Meli, Beqir Shahu dhe Basri Shahu, janë të pandehurit të cilët do të gjykohen për veprën penale të rrëmbimit të personit në bashkëpunim.
Ngjarja
Sipas akuzës, në datën 3 dhjetor 2002, në fshatin Farinë të Gostivarit, Maqedoni, është rrëmbyer myftiu Irfan Idrizi. Pas kësaj date familjarët filluan përpjekjet për të liruar pengun. Për të arritur në lirimin e pengut, familja e myftiut angazhoi dy persona, të cilët janë edhe dëshmitarët e kësaj ngjarje të shëmtuar. Tratativat për gjetjen e pengut u bënë në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht në Kukës. Akuza tha se një prej dëshmitarëve, fillimisht ka takuar të pandehurin Nagip Musliu, i cili e ka njohur më pas me të pandehurin tjetër, Masar Meli. Ky takim është bërë në fund të gushtit 2003. Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit 2003, dy dëshmitarët, sipas akuzës, kanë arritur të shohin hoxhën e Gostivarit të ruajtur nga dy persona të armatosur në Krumë të Hasit. Këta persona, sipas akuzës, janë të pandehurit Beqir dhe Basri Shahu, të cilët në mesin e muajit shkurt 2003, kanë strehuar pengun. Për të gjetur pengun, dy personat e ngarkuar nga familja, kanë bërë hetime private. Në përfundim, ata arritën të dorëzonin në duart e të pandehurve 500 mijë euro, por pa mundur të kthejnë në shtëpi myftiun e Gostivarit, Irfan Idrizi. Akuza tha se, të pandehurit në bashkëpunim kanë marrë paratë dhe më pas kanë dërguar një prej dëshmitarëve në Vlorë, duke e mbajtur për disa ditë. Irfan Idrizi është mbajtur peng në fshatin Bardhoc të Kukësit. Një nga të pandehurit, Masar Meli, ka qenë oficer i policisë gjyqësore Kukës. Në datën 19 dhjetor 2003, aktet në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë, i kalojnë Gjykatës së Shkodrës. Më pas, kjo çështje kaloi për kompetencë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Alma Çuka