E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmuret avokati i Tufës, shtyhen konkluzionet

04/06/2005  Lavdërim Tufa është ndjerë përsëri vetëm në seancën e djeshme gjyqësore. Avokati i caktuar prej tij, së fundmi, Josif Mitraj, ka lajmëruar gjykatën se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke mos patur mundësinë e paraqitjes në gjyq. Ndërkohë, edhe vetë Tufa tha dje se nuk ka marrë kontakt me avokatin mbrojtës. Prokurori Olsjan Çela, i cili kishte pregatitur konkluzionet përfundimtare, i tha gjykatës të zëvendësojë mbrojtjen e Tufës. Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh. Tufa akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar Fatmir Ramën dhe dy shokë të tij, ndërsa ishin duke parë një ndeshje futbolli në ambientet e "Kartodromit". Janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, ku Tufa nga ekspertizat ka rezultuar të jetë më afër ngjashmërisë së autorit të krimit. Deri të hënën afatet për Lavdërim Tufën pezullohen me vendim gjykate.

A.Ç

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›