E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria shqiptare ka qenë vazhdimisht prezente në zonat problematike

13-12-2010 / Gazeta 55

Zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova


Zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova deklaroi dje se ushtria shqiptare do vazhdojë t’i vijë në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në veri-perëndim të vendit. Starova  tha se Forcat e Armatosura, të dislokuara tashmë në zonat e Shkodrës, do të kontribuojnë për mbrojtjen e jetës së banorëve nga fatkeqësitë e natyrës. “Pati 14 mijë ha tokë të përmbytura, ndaj  ndërhyrja në argjinatura si dhe evakuimi i banorëve bëhej edhe më emergjente. Në këtë operacion ishte i domosdoshëm roli i forcave të armatosura. Me sasi të mëdha, me mjete të shumta falë edhe ndihmës së vendeve të NATO-s u bë e mundur ndërhyrja edhe nga deti, për furnizimin e njerëzve dhe përpjekjet për të riparuar argjinatura, ruajtja e stacioneve elektrike, etj” – deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova. Ai tha gjithashtu se kosto të jetës njerëzore nuk ka, as dëme të konsiderueshme nuk ka, por  janë vetëm disa bagëti të dëmtuara. Starova përgëzoi  punën e Forcave të Armatosura dhe theksoi se masat e qeverisë për mbrojtjen e Shkodrës nga përmbytjet janë në një plan afatgjatë. “Kryeministri Berisha ka insistuar që ndërhyrja afatgjatë të bëhet më e gjerë dhe të fillojë sa më shpejt. Për këtë, “By Passi” i Shkodrës, aty mendohet të ngrihet një digë, e cila të jetë në krah të liqenit dhe në krahun e majtë të qytetit, në mënyrë që të shërbejë edhe si pengesë për përmbytjet, por edhe si nyjë hyrëse për në qytetin e Shkodrës. Projekte të tjera janë thellimi i lumit Buna, ndërhyrja në përforcimin dhe ndërtimin e argjinaturave. Objektivi i qeverisë është që ndërhyrja të jetë afatgjatë, në mënyrë që të shkohet drejt eliminimit të situatave të tilla”- u shpreh më tej, zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›