E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Shumë shpejt banorët do rikthehet në shtëpitë e tyre

13-12-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit inspekton në Shkodër marrjen e masave për banorët e evakuuar


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vizitoi ditën e djeshme  Konviktin e vajzave në Shkodër, ku janë strehuar me dhjetëra banorë nga fshatra të ndryshme,  të cilët u  prekën  nga përmbytjet masive që përfshinë zonat e Nënshkodrës. Kryetarja e Kuvendit bisedoi me banorët dhe  me punonjësit e konviktit ku janë strehuar një pjesë e banorëve të përmbytur, për masat e marra për furnizimin e tyre me ushqime dhe ilaçe,si nga strukturat publike, ashtu dhe nga organizmat ndërkombëtarë. Banorët e zonave të përmbytura në takim më kryetaren e kuvendit Jozefina Topallin vlerësuan angazhimin dhe përkujdesjen e qeverisë, masat e marra prej saj, si dhe ndihmat që po u jepen banorëve për përballimin e situatës së vështirë, që po kalojnë për shkak të përmbytjeve. E ndodhur në qytetin e Shkodrës, ditën e djeshme kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e qarkut të Shkodrës Jozefina Topalli  bisedoi edhe me një grup punonjësish të Emergjencave Civile, të ardhur nga krahina të ndryshme të Italisë,të cilët i erdhën në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në  Qarkut të Shkodrës. Grupi i Emergjencave Civile italiane theksoi se gjendja e fatkeqësisë natyrore që përfshiu Shkodrën nga reshjet dhe prurjet e shumta, po përballohet me nivel shumë të lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie nga strukturat e shtetit dhe pushtetit lokal në Shkodër. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli  vlerësoi dhe falënderoi për kontributin shumë të rëndësishëm të Italisë, për përballimin  e kësaj situate. Në këtë takim, kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi  se strukturat e policisë, ushtrisë dhe forcat speciale vijojnë pa ndërprerje ndërhyrjet, për rehabilitimin e të gjitha zonave të përmbytura,  si dhe mbështetjen ndaj banorëve të zonave të përmbytura në qytetin e Shkodrës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›