E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dorëzon Planin Rregullues pranë Këshillit Bashkiak



Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, dorëzoi Planin Rregullues të kryeqytetit pranë Këshillit Bashkiak. Maxhoranca kërkoi një javë më parë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili pretendohet se po mbante peng Planin Rregullues të kryeqytetit. Ndërsa kryebashkiaku ka dorëzuar pranë Këshillit Bashkiak pjesën e parë të dokumentacionit për Planin Urbanistik të qytetit. Sipas kryetarit të Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, pjesa e parë e dorëzuar përmban hartat e këtij plani, ndërsa pritet të dorëzohet dhe pjesa tjetër e dokumentacionit.

11 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›