Fitimet e Gërdecit, Prokuroria dështon në zbardhjen e miliardave
Asnjë rresht në dosje për destinacionin e parave të fituara. Prokurorët nuk kthejnë përgjigje për hetimin e kësaj çështjejeHabjon Hasani
Habjon Hasani
Tiranë - Përfitime të paligjshme. Kjo është një nga frazat më të përdorura në dosjen “Gërdeci”. Po ku shkuan miliardat e përfituara, kush i disponon, ku janë depozituar? Përgjigjja: Prokurorët e çështjes nuk e kanë haberin, edhe pas një viti hetimesh intensive. Në dosje nuk jepet asnjë e dhënë, madje nuk është lënë as ndonjë afat kohor për të kryer ndonjë verifikim të mundshëm. Në këtë mënyrë, një prej pyetjeve më të rëndësishme të lindura gjatë hetimit nuk ka mundur të marrë dot një përgjigje. Pa përgjigje ka ngelur dhe “Albania”, e cila në interesimin e bërë ditën e djeshme pranë organit të akuzës është refuzuar nga prokurorët për të dhënë detaje, megjithëse mund të siguronte prej tyre një pranim në heshtje të dështimit në hetimin e kësaj piste. Nën zë prokurorët e çështjes dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të angazhuar në hetim, kanë pranuar se janë gjendur gjurmë të depozitimit të parave nga firmat e përfshira (“Southern Ammunition” dhe “Albademil”) në Zyrih të Zvicrës, por fakti që këto firma kanë llogari aty nuk provon aspak se bëhet fjalë për fitimet e siguruara nga shitja e skrapit apo armatimeve të grumbulluara në Gërdec. “Nuk mund të ketë një përgjigje të saktë dhe koncize mbi këtë çështje, pasi nuk janë evidentuar dokumente që të bëjnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes kontove bankare të evidentuara dhe faturave të shitjes për municionet e Gërdecit”, - i tha dje një prej prokurorëve të dosjes gazetës “Albania”.
Motivet
Mosgjetja e gjurmëve të depozitimit të parave të fituara nga aktiviteti në Gërdec duket se sjell dhe dështimin në një nga pistat më kryesore të hetimit. A nuk ishte fitimi qëllimi kryesor i aktivitetit? Ndonëse nuk ka kryer asnjë aktivitet hetimor frytdhënës në këtë drejtim, rokuroria duket se nuk ka denjuar as të përmendë shkaqet e këtyre “mungesave” të konstatuara për një nga pistat më kryesore të hetimit. Duket se prokurorët e çështjes mund të jenë përqendruar më tepër në një hetim të tipit administrativ duke u mjaftuar vetëm me disa letër-porosi të dërguara dhe duke mos ndërmarrë hetime të mëtejshme qoftë dhe me aksione të stimuluara për të gjetur diçka më tepër në lidhje me kanalizimin e këtyre të ardhurave. Madje duket se organi i akuzës përpos dështimit me evidentimin e pareve të fituara në Gërdec, ka “harruar” dhe një detaj tjetër po aq të rëndësishëm. Bëhet fjalë për zotin Patrik Henri, i cili ishte kontraktori zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Henri
Ai ishte pronar i firmës “Southern Ammunition” dhe është pikërisht kjo firmë që ka nënshkruar dy kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes. Zoti Henri është personi që ka nënshkruar, ndërsa ai është paralelisht në ortakëri me Mihal Delijorgjin në firmën “Albademil”. Por nuk është firma “Albademil” ajo që operonte në Gërdec por pikërisht firma “Southern Ammunitin”. Nuk dihet pse Prokuroria ka marrë të pandehur një ortak të zotit Henri dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor ndaj vetë atij, që është kontraktori i drejtpërdrejtë me Ministrinë. Kjo është një tjetër pikëpyetje logjike mbi mënyrën se si funksionoi organi i akuzës gjatë hetimeve. Në lidhje me zotin Henri prokurorët tregohen gjithnjë të rezervuar kur përballen me interesimin e gazetarëve, ndërsa në kërkesën për gjykim që i kanë dërguar Gjykatës së Lartë për këtë çështje, zoti Patrik Henri përmendet shpesh në dosje, por në të njëjtën dosje nuk jepet asnjë argumentim mbi mungesën e hetimit ndaj tij.
11 Prill 2009