E Diel, 1 Nëntor 2026

Cikloni dëmton 20 banesa në Kashar

Moti Breshëri “mbulon” kryeqytetin

Kapriçiot e motit kanë shkaktuar dëme serioze në kryeqytet. Dje në mëngjes, rrugët janë mbuluar disa herë nga shtresat e breshrit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Po dje, një ciklon i pazakontë ka goditur fshatin Kashar, pak kilometra larg kryeqytetit. Mësohet se cikloni ka shkaktuar dëme serioze në banesa dhe sipas informacioneve të sigurta nga komuna janë dëmtuar më shumë se 20 shtëpi. Cikloni ka zgjatur vetëm pak minuta, po ka arritur të shkatërrojë çatitë e banorëve të zonës dhe një kompleks blegtoral. Ndërkohë mësohet se “pre” e forcës së erës kanë rënë dhe disa sera bujqësore, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme në të mbjella.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›