Spitali Ushtarak pa ilaçe,pacientët i blejnë nga xhepi
Kriza e ilaçeve ka përfshirë edhe qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak.
ZIRINA LLAMBRO
Pacientët detyrohen të blejnë me paratë e tyre antibiotikët, holluesit e gjakut dhe një sërë medikamentesh të tjera. Madje, një person që ka pësuar një frakturë në trup i duhet të blejë me çmime të kripura edhe pllakat, vidat e protezat që përdorën në raste të tilla. Çmimet e tyre variojnë nga 2 mijë lekë deri në 1000 euro një protezë. “Kam blerë vetë antibiotikët por edhe caliçipraninën (hollues gjaku) që nga dita që kam ardhur në spital. Mesatarisht 2 mijë lekë në ditë më kanë bërë vetëm këto”, thotë një pacient i shtruar në pavijonin e ortopedisë. Ndërkaq burime nga spitali bëjnë me dije se, në farmaci po përfundon edhe rezerva e antibiotikut më të shtrenjtë, gentamicina. Sakaq të njëjtat burime pohuan se, janë të shumta rastet kur vetë personeli i mesëm u shet me para të sëmurëve medikamentet që duhet t’i marrin falas. Gazeta u mundua të kontaktojë me drejtues të spitalit për të mësuar arsyet zyrtare të këtyre mungesave, por ishin të padisponueshëm. Çdo ditë në qendrën e traumës paraqiten mbi 50 persona. Pacientët që kanë fraktuara të rënda duhet të qëndrojnë mesatarisht 10 ditë në spital. Gjatë kësaj periudhe po të mendosh se u duhen 2000 lekë në ditë vetëm për antibiotikët e ilaçe të tjera, iu rëndohen jo pak xhepat. Qendra e traumës është e vetmja në vend që përballon fluksin e pacientëve që pësojnë aksidente, plagosje apo fraktura të tjera. Që prej dhjetë vitesh ndonëse spitali duhet të ofrojë shërbim vetëm për ushtarakët mbulohet e gjithë popullata. Akoma nuk është vënë në jetë plani për të pasur paralelisht dy shërbime traumash, një prej të cilave duhet të mbulojë popullatën në spitalin “Nënë Tereza”.