Cila do të jetë vlera e bonove në privatizimet strategjike
Ligji i ri “Për titujt” përjashton letrat me vlerë të 10 viteve më parë. Qeveria ende e paqartë për skemën, priten diskutime për vlerën
Erald Kapri
Viti 2008 është konsideruar vit privatizimesh për shkak se gjatë këtij viti do të ketë privatizime të ndërmarrjeve strategjike të shtetit shqiptar. Në listë janë kompanitë e naftës, KESH-i, INSIG-u e shumë ndërmarrje të vjetra më të vogla. Në këtë pikë ka lindur një dyshim në lidhje me një premtim të hershëm të kryeministrit Sali Berisha, i cili pati premtuar se do të aktivizonte letrat me vlerë. Sipas ligjit të privatizimeve, shteti do të mbajë minimuni nga çdo privatizim deri në 24 për qind të aksioneve ose të pronësisë. Kjo pjesë, që do t’i ngelet shtetit, është interpretuar si një mundësi reale për të rikthyer letrat me vlerë. Këtu qëndron debati principal, i cili krahas pyetjes së parë se a do të aktivizohen letrat me vlerë, ngre pyetje të tjera si për vlerën që do të marrin ato, si do të trajtohen si dhe do të ketë rinjohje për ato letra me vlerë që ish-të përndjekurit apo punonjësit kanë humbur vite më parë në kompani fantazma? Kjo pikë është ende në diskutim nga qeveria. Aktivizimi i letrave me vlerë duhet të bëhet me vendim qeverie, pasi vetëm pak javë më parë Parlamenti ka votuar një ligj, i cili ka përjashtuar mundësinë e rinjohjes së letrave me vlerë. Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe këshilltari i kryeministrit për ekonominë, Petraq Milo. Sipas Milos, me privatizimet e ndërmarrjeve të vogla, letra me vlerë kanë pasur vlera minimale prej gati 10 përqindësh, por ai është shprehur optimist për privatizimet e ndërmarrjeve të mëdha. “Akoma nuk janë fiksuar apo kultivuar ato kushte të përshtatshme për futjen në përdorim të letrave me vlerë. Kryesisht pritet që një gjë e tillë të bëhet aktive në fazën e privatizimeve strategjike, që do të realizohen nga ana e Ministrisë së Ekonomisë”, - ka thënë Milo.
Vlera sipas ligjit
Në rast se bonot e privatizimit apo letrat me vlerë do të njihen, atëherë ato do të kenë një procedurë vlerësimi në treg. Bonot e privatizimi do të kthehen në aksione, por duhet të dihet se sa aksione do të përfitohen. Shuma në lekë që do të përfitohet, sipas ligjit të vitit 1998, nga sasia vlerës prej 20 përqindësh do të pjesëtohet me 1 mijë lekë të rinj. Vlera prej 1 mijë lekësh vlerësohet në vlerë minimale një aksion pronësie të një ndërmarrjeje. Për shembull, kompania “ARMO” ka një sasi aksionesh prej 4 790 437, që janë afërsisht 76 për qind e vlerës së përgjithshme. Sipas përllogaritjeve, një aksion nga kompania nuk mendohet se do të vlejë më shumë se 1 mijë lekë. Në rast se keni 10 milionë lekë bono, do të vlejnë jo më shumë se 2 milionë lekë dhe të kthyera në aksione do të konvertohen në 2 mijë të tilla. Shitja e aksioneve do të japë sasinë e parave prej 2 milionë lekësh, ose në rast të kundër mund të preferoni të jeni aksionar i kompanisë.
Ligji i vjetër
Po t’i referohemi ligjit, rezulton se në nenin 12, Ligji 8306 dt. 14.03.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, caktohet se pjesëmarrja e letrave me vlerë për privatizim, në privatizimin e ndërmarrjeve dhe shoqërive të sektorëve me rëndësi të veçante, përcaktohen në formulën e privatizimit, por në çdo rast ajo nuk do të jetë më e lartë se 20 për qind e kapitalit të llogaritur. Mënyra e përfaqësimit të mbajtësve të aksioneve e të drejtat që rrjedhin prej tyre caktohen nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ligjin 8334, dt. 23.04.1998 "Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jostrategjikë", neni 2, parashikohet se formula e privatizimit në këtë rast caktohet nga Ministria e Ekonomisë, pas caktimit të pjesës së aksioneve për ish-pronarët e truallit e punonjësit e shoqërisë. Paketa e aksioneve në këtë ligj caktohet si pjesa e aksioneve që i ofrohet publikut e punonjësve të shoqërisë, në këmbim të bonove e lekëve të privatizimit. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur të bëjnë llogari të përafërta mbi vlerën e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë që kanë përfituar ish-të përndjekurit. Sipas të dhënave, mendohet se vlera e papërdorur e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë përllogaritet deri në 64 miliardë lekë bono privatizimi dhe 12.5 miliardë lekë letra me vlerë privatizimi, që kanë përfituar ish-të përndjekurit politikë.
Ligji i ri
Parlamenti miratoi pak javë më parë një ligj të ri “Për titujt”, që ka si objekt të bëjë aktivë titujt tregtarë që qarkullojnë në tregun aktual. Sipas specialistëve, ai do të përfshijë të gjitha stoqet dhe fondet e firmave në bursë. Sipas tyre, në këtë rast bëhet fjalë për letra me vlerë, të cilat, përmes këtij ligji të ri, do t’i nënshtrohen një skeme të re procedimi. Këtu nuk do të përfshihen letrat me vlerë të privatizimit, pikërisht ato që janë shpërndarë rreth 10 vjet më parë. Gjithashtu, ekspertë të Ministrisë së Financave për fushën e letrave me vlerë pohojnë në lidhje me ligjin e ndryshuar se pritet që t’i japë një gamë të re ligjit aktual të letrave me vlerë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertes së financave në MF, ligji plotëson të gjitha shtigjet apo boshllëqet e ligjit të parë për letrat me vlerë. Mësohet se bëhet pikërisht fjalë për një ligj i cili shfuqizon ligjin aktual të letrave me vlerë, duke i dhënë elemente të reja veprimi ligjit që i aktivizon ato. Specialistët shprehen se bonot e privatizimit nuk përfshihen në këtë ligji, pasi nuk janë tituj, por do t’u jepen akses aksioneve dhe fondeve të firmave që do të hidhen në bursë.
Shembull
Kompania “ARMO” ka një sasi aksionesh prej 4 790 437, që janë afërsisht 76 për qind e vlerës së përgjithshme. Sipas përllogaritjeve, një aksion nga kompania nuk mendohet se do të vlejë më shumë se 1 mijë lekë. Në rast se keni 10 milionë lekë bono, do të vlejnë jo më shumë se 2 milionë lekë dhe të kthyera në aksione do të konvertohen në 2 mijë të tilla. Shitja e aksioneve do të japë sasinë e parave prej 2 milionë lekësh, ose në rast të kundër mund të preferoni të jeni aksionar i kompanisë.
Letrat me vlerë në aksione, si mund të përdoren
Procedura e vlerësimi të letrave me vlerë apo bonove të privatizimit do të kthejë në pronarë të këtyre ndërmarrjeve poseduesit e këtyre letrave. Nëse jeni pronar i disa aksioneve dhe dëshironi t`i shisni, atëherë duhet të plotësoni disa rregulla, të cilat nuk varen nga ju. Kompania në të cilën ju jeni aksionar patjetër duhet të jetë në listën e shitjeve, që do të thotë se edhe më parë është kryer shitja e atyre aksioneve nga ajo kompani. Nëse e plotësoni këtë rregull, atëherë duhet ta prisni datën e ankandit dhe t`i jepni të drejtë shitësit tuaj për shitjen e këtyre aksioneve. Këto data të ankandeve për të gjitha kompanitë i jep organi përgjegjës i shitjeve. Aksionet janë letra me vlerë pronësie, të cilat përfaqësojnë pjesë të pandashme të tërësisë së shoqërisë aksionare dhe gjegjësisht pronarit të saj i mundësojnë një pjesëmarrje proporcionale në fitim dhe udhëheqje me shoqërinë. Obligimet e pronarit të aksioneve ndaj personave të tretë janë të kufizuara vetëm në vlerën e deponimit të aksioneve. Aksionet mund të jenë të thjeshta dhe prioritare. Aksionet e thjeshta kanë të drejtë në votë gjatë sjelljes së vendimeve për punën e mëtejshme, ndërsa aksionet prioritare nuk kanë të drejtë në votë, por marrin divident ose fitim.
Pak histori, pse nuk u vlerësuan asnjëherë letrat me vlerë
Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit. Gjatë periudhës së qeverisjes socialiste ky proces ndenji pezull, duke mos i konvertuar letrat me vlerë në aksione. Nga socialistët më pas u bënë premtime, por asgjë konkrete. Sipas të dhënave, rreth gjysma e letrave me vlerë u mbetën në dorë qytetarëve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Sipas ligjit të vitit 2008, në kuadrin ligjor për realizimin e procesit të privatizimit për sektorë strategjikë dhe jostrategjikë, është parashikuar pjesëmarrja e letrave me vlerë dhe bonove të privatizimit. Po sipas këtij ligji, lidhur me mënyrën dhe masën e përdorimit të letrave me vlerë apo bonove, afati i bonove dhe lekëve të privatizimit duhej të ishte deri më 31.12.2005. Programi është përcaktuar me vendim të qeverisë, i cila nuk e ka anashkaluar problemin e bonove të privatizimit. Ministria e Ekonomisë, si përfaqësuese e së drejtës së pronësisë shtetërore, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ndër të tjera është e ngarkuar të realizojë transformimin e ndërmarrjeve shtetërorë në shoqëri tregtare shtetërore dhe privatizimin e tyre. Në gjithë kuadrin ligjor për realizimin e procesit të privatizimit është parashikuar edhe pjesëmarrja e letrave me vlerë dhe bonove të privatizimit. Por deri tani një gjë e tillë nuk është vënë asnjëherë në zbatim. Sipas interpretimeve të ministrit të Ekonomisë, Ruli, edhe sot kjo interpretohet si ligjërisht dhe tërësisht e mundshme.
2 Prill 2008