E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilësia e gjumit “minon” shëndetin e zemrës te hipertonikët

 

Nëse flihet keq, zemra “rrezikon shumë”, sidomos nëse vuani nga hipertensioni. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një grup studiuesish të “Jichi Medical University”, të cilët kanë studiuar 1.250 burra dhe gra të grupmoshës nga 33 deri 97 vjeç, me diagnozën e hipertensionit. Këtyre personave u është kërkuar të mbajnë me vete një monitor të vogël, i cili maste presionin e gjakut për një hark kohor prej 24 orësh. Studiuesit kanë mbajtur nën kontroll këta persona për gati 4 vjet, periudhë gjatë të cilës është verifikuar se 99 prej tyre kanë pësuar atak në zemër, iktuse dhe vdekje nga infarkti.
Rezultati i dalë nga studimi ka qenë: kush fle më pak se 7 orë e gjysmë në natë, kishte një risk për të pësuar atak në zemër ose një iktus fatal më të lartë se 60%. Më të riskuar kanë qenë personat që flinin shumë pak: për ta risku kardiak është gati 4 herë më i lartë. “Është e këshillueshme që mjekët t’u kërkojnë pacientëve hipertonikë se cilat janë sjelljet e tyre, që lidhen me gjumin e natës”, ka deklaruar përgjegjësi i studimit, Kazuo Educhi, për “Archives of Internal Medicine”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›