E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja dënohet tre javë

 

Lushnja do t’i luajë në fushë asnjanëse dy ndeshjet e ardhshme si skuadër pritëse, ndërsa një tjetër do ta luajë pa praninë e tifozëve. Përveç kësaj klubi myzeqar është gjobitur edhe me një milionë lekë të vjetra gjobë. Kjo është masa ndëshkimore që ka marrë dje Komisioni i Disiplinës së FSHF-së, për incidentin që ndodhi në stadiumin “Roza Haxhiu” të shtunën e kaluar, në ndeshjen Lushnja-Apolonia 3-1. Në këtë takim u godit me gur në kokë kapiteni i Apolonisë, i cili për pak rrezikoi syrin, incident ky që shkaktoi shumë polemika nga të dyja kampet. Komisioni i Disiplinës, anëtarëve të të cilit iu deshën rreth katër orë për të marrë një vendim të tillë, janë treguar i kursyer me skuadrën e Lushnjës, pasi në pikën 1 të nenit 24 të drejtësisë sportive thuhet qartë se kur një lojtar dhunohet në fushë, skuadra kundërshtare përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë. Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës nuk ka marrë parasysh kërkesën e klubit të Apolonisë, që pretendonte fitoren në tavolinë pas incidentit të rëndë që ndodhi në stadiumin “Loni Papuçiu”. Në ndeshjen e mes Lushnjës dhe Apolonisë, që u luajt të shtunën e kaluar, u godit me gur në kokë kapiteni i skuadrës fierake, i cili rrezikoi të humbte syrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›