E Diel, 1 Nëntor 2026

India nuk gjen paqe, zbulohen bomba të reja; akuza Pakistanit

 

Pak pas një sulmi të koordinuar terrorist që mbajti në gatishmëri dhe shpeshherë në shkëmbime zjarri forcat speciale e antiterroriste indiane për tri ditë, në Bombei janë zbuluar eksplozivë të rinj. Ato ishin vendosur në stacionin hekurudhor të kryeqytetit indian. Ekspertët aludojnë se mund të kenë qenë aty që një javë më parë dhe janë vendosur nga terroristët përgjegjës për sulmin. Policia në këtë vend beson se eksplozivët ishin vendosur aty për të shkaktuar pasoja akoma më të rënda për popullsinë në një moment të dytë pas tragjedisë. Të gjitha mjetet shpërthyese janë çmontuar nga ekspertët përkatës. Ai që i orientoi agjentët e policisë drejt vendit ku ishin vendosur bombat ishte militanti i arrestuar, 21-vjeçari pakistanez, Mohammed Ajmak. Tensioni me Indisë dhe Pakistanit është rritur. Autoritetet indiane besojnë se Pakistani është i përfshirë në këtë tragjedi. Qeveria e Nju Delhit ka njoftuar se i ka dorëzuar Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, që ka ndërhyrë për të ndërmjetësuar në zbutjen e tensionit mes dy vendeve, provat e përfshirjes së Pakistanit në sulmin terrorist që përfshin traskripte të bisedave telefonike satelitore që lidhin terroristët me dërguesit e tyre në Pakistan. Nga ana e saj, Sekretarja amerikane i ka kërkuar Pakistanit që të veprojë me shpejtësi dhe këmbëngulje në bashkëpunimin me Indinë. Rajs sot viziton Islamabadin për të takuar presidentin Asif Ali Zardari.
Ky i fundit ka mohuar përfshirjen e vendit në atentatet e Indisë, duke kërkuar prova mbi akuzat e palës tjetër. India tani i trembet një atentati ajror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›