Palushi: QKL, 10% më shumë leje dhe licenca në 9 muajt e parë të vitit
Në 9 muajt e parë të vitit, Qendra Kombëtare e Licencimit ka rezultuar me 10% më shumë leje dhe licenca të dhëna, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas kreut të QKL-së, Edmond Palushit, biznesi shqiptar është orientuar më tepër drejt sektorit të shërbimeve. Fushat më të kërkuara për leje dhe licenca janë ato mjedisore, farmaceutike, prodhim dhe tregti me shumicë. Sipas Palushit, nga këto leje dhe licenca të dhëna, rreth 40% e tyre janë lëshuar nga zyrat e QKL-së në rrethe. Që nga hapja e Qendrës Kombëtare të Licencimit janë dhënë 6200 leje dhe licenca, ndërsa janë pezulluar 98 prej tyre për arsye të ndryshme, si mosplotësim kriteresh, mospagesë të tarifave sektoriale, shkelje ligjore, por edhe me vullnet të vetë subjektit.