Finalja e Copa del Rey, në Madrid

Copa del Rey do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, Vincente Calderon, pasi që Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) e refuzoi kërkesën e finalistëve Barcelona e Athletic Bilbao që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.
Vendimi erdhi pas mbledhjes së Bordit të RFEF-it të martën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars.
Mediat spanjolle spekulojnë se Reali, i cili e mposhti Barcelonën vitin e kaluar në finalen e mbajtur në Valencia, nuk dëshiron që Barça ta ngre trofeun në vendin e tyre. Vincente Calderon pranon 55 mijë shikues.