Cruyff kritikon lojën e Chelseat

Duke e përdorur lojën defanzive ndaj Bayern Munichut në finale, e sidomos në duel me Barcelonën në gjysmëfinale, londinezët arritën atë që deshën – triumfin në Champions, të cilin nuk e kishin arritur kurrë më parë.
Ish futbollisti i Barcelonës mendon se asnjë tifoz i futbollit nuk ka mbetur i kënaqur me suksesin e Chelseat.
“Vetëm tifozët e Chelseat do të jenë të lumtur për këtë. Sa i përket të tjerëve, askush nuk mund të jetë i kënaqur me rrjedhën e finales së Ligës së Kampionëve. Ajo që më brengos është se ekipe të tilla i harrojnë të gjitha, duke menduar vetëm të fitojnë”, tha Cruyff për të përditshmen holandeze ‘De Telegraaf’.
Në fund, ai tha se më mirë është ta humbësh një finale duke luajtur mirë sesa ta fitosh atë me një lojë të tillë.