E Diel, 1 Nëntor 2026

City ia mësyn yjeve të Napolit

Manchester City është bërë merak t’i transferojë yjet e Napolit. Bëhet fjalë për treshen Edinson Cavani, Marek Hamsik e Ezequiel Lavezzi, të cilët janë bërë objektivë të klubit anglez.

“E konfirmoj interesimin e Manchester Cityt për tre talentë të një skuadre të rëndësishme si ajo e Napolit dhe mendoj se kjo vetëm duhet t’u pëlqejë tifozëve të Napolit. Mancini gjithmonë i ka pëlqyer treshen Lavezzi, Hamsik e Cavani, e veçanërisht uruguaianin. Pas Ibrahimovicit, Cavani është sulmuesi më i mirë në Itali”, deklaroi për mediat italiane njëri nga skautët kryesorë të Cityt, Carlo Cancellieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›