City zyrtarizon Dzekon

Tashmë është zyrtare: Edin Dzeko i ka dhënë fund eksperiencës së tij në Bundesligë, ku luajti me Wolfsburg për ta filluar aventurën e re në Premierligë, në ekipin Manchester City.
Sulmuesi boshnjak ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me Citizens, të cilët ai paguan Wolfsburgut rreth 35 milionë euro.
“Jam i kënaqur që kam arritur në një klub aq të rëndësishëm dhe ambicioz si Manchester City. Kjo ishte zgjedhja ime e parë dhe e vetme. Ky klub më kërkonte edhe më parë gjatë verës që shkoi, por Wolfsburg nuk deshi të më shiste deri tash”, tha fillimisht 24 vjeçari, i cili ka realizuar 66 gola në 111 ndeshje në Gjermani, duke e ndihmuar Wolfsburgun ta fitonte Bundesligën në vitin 2009.
“Ka pasur shumë spekulime, por mendja ime ishte e qartë. Është e rëndësishme të mbetesh i përqendruar në lojë sepse nëse mendon për gjërat tjera, kjo mund të ndikojë në lojën rëndë”, vazhdoi boshnjaku, i cili këtë sezon realizoi 10 gola nga 17 paraqitje për ‘Wolfs’.
- “City ishte zgjedhja ime e parë dhe e vetme. City po lufton për pozitën e parë në Premierligë dhe kjo është ajo që e dua. Jam i ngazëllyer që do të luaj me lojtarë si Tevez e Yaya Toure. Por, edhe me Boateng e Kompany. Thjeshtë, Premierliga është një kampionat perfekt për mua”, përfundoi Dzeko.
Gjatë verës, sulmuesi shtatgjatë ishte pranë transferimit në Juventus, por çdo gjë dështoi në momentet e fundit. Kohë më parë, ai kërkohej edhe nga Milan, të cilin ekip ka zbuluar se e pëlqen nga vegjëlia.