E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fantazma në muzeun e Napolit?

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 15:30

Fillimisht alarmi lëshohet prej disa punëtorëve, që punonin në Muzeun Arkeologjik në Napoli: ”Në këtë vend ndodhin gjëra të çuditshme, objekte që lëvizin, kova që gjenden bosh”.

E më pas, një foto dëshmon se në Muzeun Arkeologjik në Napoli ka fantazma. Por arkitekti Oreste Albara, përgjegjës për muzeun nuk besonte në fantazmat.

Pas stresit dhe alarmit të lëshuar nga punëtorët, ai shkon personalisht në Muze.

Albara ka bërë disa fotografi me telefonin e tij celular dhe ja “befasia”: në sfond silueta e një vajze të vogël.

Tashmë disa ekspertë, profesorë universiteti, duhet të arrijnë në Napoli në shtator, në përpjekje për të zgjidhur enigmën në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›