Një pjesë e HEC-ve të vegjël janë vënë në punë
10/07/2009 Janë mbi 50 kontrata
Hidrocentralet me koncesione kanë dhënë prodhimin e parë për të furnizuar tregun. Një pjesë e këtyre veprave të energjisë ka përfunduar duke përmirësuar bilancin në sektorin energjetik. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private ka pësuar rritje, duke ndikuar në përmirësimin e furnizimit me energji të qytetarëve. “Në vitin 2008, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e sasisë së energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 34.3 për qind krahasuar me vitin 2007, ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private me koncesion, me 12.9 për qind krahasuar me vitin 2007, e cila përbën 1.6 për qind të prodhimit në vend”,- theksohet në raportin për bilancin e energjisë, publikuar së fundmi nga INSTAT-i. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, rezulton se numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe të huaja për ndërtimin e HEC-eve vendore arrin në mbi 50, me shpërndarje në të gjithë Shqipërinë. Investimi total në to arrin në mbi 200 milionë euro, fuqia e instaluar në 216 megavat, ndërsa kapaciteti prodhues vjetor i energjisë llogaritet në 700 gigavat orë në vit.