Clash of the Titans, një udhëtim në mitologjinë greke
i cili do të ketë mundësi të shikojë këtë film, pasi projektimi i tij ka filluar që dje. Clash of the Titans është një film epik, që gërsheton aventurën dhe misterin, realen dhe irrealen. Ai është konsideruar nga kritika si një udhëtim i suksesshëm fantastik dixhital në mitologjinë greke, me një beteje mes njerëzve, zotave dhe përbindëshave. Filmi është përcaktuar edhe si një provë për yllin e ri të kinemasë, Sam Worthington. Por aktori i cili në film është Perseu, nuk është i vetëm pasi në krah të tij interpretojnë edhe Liam Neeson (Zeus), Ralph Fiennes (Had), Jason Flemyng (Calibos), Gemma Arterton ( Io) apo Alexa Davalos (princesha Andromeda). Që nga dita e premierës së tij, filmi ka arkëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 61.400.000 dollarë duke u renditur në krye të listës së filmave më të ndjekur aktualisht nga publiku amerikan. Clash of the Tirans ngrihet mbi një betejë mitologjike për pushtetin, që i kundërve njerëzit me mbretërit dhe këta të fundit me zotat. Por lufta mes perëndive mund të shkatërroje botën. I lindur nga zot, por i rritur mes njerëzve, Perseu përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga Hadi dhe hakmarrja e kundërshtarëve. Ai drejton një mision për të shkatërruar Hadin e për ta bërë këtë atij i duhet e kalojë në botë të panjohura e të ndaluara. Ky film do të inaugurojë një ofertë të re të Millennium, të pagëzuar si premiera e të premtes. Për çdo të premte në kinema Millennium krahas filmit, që do të jetë duke u shfaqur gjatë javës do të projektohet edhe një film i ri.
Last Updated on E Enjte, 08 Prill 2010 18:46