Zonjushë Margarita, në Athinë
Zonjushë Margarita në festivalin e organizuar nga bashkia e këtij qyteti. Në Greqi do të zhvillohet në një nga teatrot më të mëdha të këtij qyteti, i quajtur Neo Kozmo. Ky është aktivitet i përvitshëm, që ka më shumë se 40 vjet që zhvillohet. Është një festival shumë serioz ku marrin pjesë trupa prestigjioze të Athinës, por edhe të vendeve të tjera të rajonit. Është hera e parë që Teatri i Metropolit ftohet me këtë prezantim. Zonjushë Margarita, të autorit brazilian Roberto Atande interpretohet nga aktorja Luiza Xhuvani. Vepra trajton temën e dhunës dhe të diktatit. Në qendër të veprës është një mësuese, Margarita, e cila në orën e biologjisë dhe të matematikës ju flet nxënësve për vdekjen dhe për seksin. Është një vepër sfidë. Është luajtur shumë rrallë nëpër botë, për shkak të vështirësive të mëdha që ka ajo kryesisht artistike, por edhe teknike.
Last Updated on E Enjte, 08 Prill 2010 18:48