E Diel, 1 Nëntor 2026

Të burgosurit politikë në grevë, kalojnë natën në qiell të hapur

TIRANE- Pesë ish të burgosur politik të cilët ndodhen prej disa ditësh në grevë urie e kanë kaluar natën e mbrëmshme në qiell të hapur duke mos pasur asnjë strehë për tu mbrojtur nga reshjet e shiut.
Grevistët kanë sajuar me cadra, plastmas dhe kartona një strehë ku janë futur për të mos u lagur nga shiu dhe për të vijuar grevën të cilën ata deklarojnë se do ta cojnë deri në fund.

“Natën e kemi kaluar në shi. Ne në këto momenete jemi kthyer në shtatore të gjalla të dhimbjes, dëshmi tronditëse e ripersekutimit Berishian. Ne do të vazhdojmë grevën këtu ku jemi, deri sa të vdesim“ u shpreh Fatmir Lamaj, njëri prej grevistëve.

Ish të burgosurit politikë ndodhen prej më shumë se një jave në grevë urie pa afat ku kërkojnë ndryshimin dhe zbatimin e ligjit për kompesimin e ish të dënuarve politikë.
(e.n/B.Ajazi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›