Hagë, Karaxhic del përpara gjykatës, mohon akuzat
HAGE- Ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic u shfaq për herë të parë para Gjykatës së Hagës duke mohuar akuzat ndaj tij për krime lidhur me luftën në Bosnjë.
Ai këmbënguli se ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur. Karaxhic tha para gjykatës se nuk do të bashkohet në procesin e gjykimit ndaj tij në rast se atij nuk i jepet kohë të studiojë më shumë se 1.3 milionë faqe dokumente të gjykatës.
Karaxhic e quajti të padrejtë procesin që nga fillimi. Ai tha se nuk mund të merrte pjesë në dicka që kishte qenë e gabuar që në hapat e parë dhe ku të drejtat fondamentale të tij janë dhunuar. Karaxhic që po vetëmbrohet në gjyq, ka bojkotuar seancat e para javën e shkuar.
Gjykatësi Ogon Kvon tha se është në interes të vetë Karaxhic që të mos bojkotojë gjyqin e tij. Gjyqtari shtoi se edhe pse Karaxhic është i pakënaqur me vendimet e gjykatës, është gjykata që vendos se kur duhet të nisë gjyqi dhe jo i akuzuari.
Në rast se Karaxhic nuk do ushtrojë të drejtën e mbrojtjes në gjykatë, atëherë atij do i imponohet një avokat mbrojtës nga gjykata. Gjyqi i Karaxchic nisi me 26 tetor. Ai përballet me 11 akuza për genocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit, lidhur me luftën e Bosnjës së viteve 92-95, ku gjetën vdekjen më shumë se 100 mijë vetë.
(e.n/BalkanWeb)