Sulmon policine, shpeton vellane nga arrestimi
Permet- Grupi i gatshem i policise se Permetit eshte sulmuar nga nje 31-vjecar qe tentoi te ndalonte arrestimin e te vellait te dyshuar per kanosje dhe tentative aksidenti me qellim ndaj bashkefshatarit te tij. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Stermbec te komunes Carshove, kurse i ndaluari eshte Julian Jace, per vepren penale te "kundershtimit me dhune te punonjesit te policise" dhe "fyerje per shkak te detyres". "Ai ka kundershtuar me dhune dhe ka fyer punonjesit e policise, te cilet kishin shkuar tek banesa e tij per te shoqeruar vellane, Tomor Jace, i cili ka perfituar dhe eshte larguar", thone burimet policore. Mesohet se Tomor Race, ka debatuar me nje bashkefshatar per motive te dobeta, duke e kercenuar se do ta vriste dhe e ka ndjekur nga pas me makine per ta rrezuar nga motori ku udhetonte, me qellim aksidentimin. Pas denoncimit te te demtuarit, ne vendngjarje ka shkuar grupi i gatshem. "Pasi hyme ne banese dhe komunikuam me familjaret, djali tjeter i familjes, Juliani, nisi te kundershtoje duke na fyer", thane burimet policore. Ndersa i kerkuari ka perfituar duke u arratisur, blute ndaluan vellain e tij qe i pengoi.
B. Kore
B. Kore