"Si u mesoj studenteve shqiptare komunikimin turistik"
Profesori, qe vjen nga Franca, shpenzon cdo semester ore te konsiderueshme leksionesh ne Tirane
Pierre Frustier, shef i departamentit te Komunikimit ne Universitetin e Nantes ne France, eshte nje nga pedagoget e shumte te huaj, qe vijne e japin eksperiencen e tyre jo vetem akademike, por edhe humane e kulturore njekohesisht, per studentet shqiptare. Udhetojme drejt Durresit, stacionit te radhes se ciftit Frustier, qe mesa duket ka vendosur te shpenzoje fundjaven ne qytetin bregdetar, ende te panjohur. "Cili eshte ai pushues, qe do te zgjidhte te bente pushimet ketu", pyet Pierre Frustier, ndersa veshtron betonizimin e pamase e paane. Ai udheton me ore te tera, per te shpenzuar nje fundjave intensive mesimore, ne nje nga universitetet private te Turizmit ne kryeqytet. Tregon se ka punuar te pakten 15 vjet si gazetar, e mandej i eshte perkushtuar jetes akademike, ndersa nje prej angazhimeve eshte prej disa kohesh, edhe Shqiperia, ku ai vjen cdo semester per te shpenzuar disa ore te vlefshme, me studentet tane. "Kam shkruar tre libra per turizmin, madje i fundit ka dale ne treg ne fund te marsit", shpjegon ai, teksa e pyesim se me cfare literature orientohen dijet e studenteve, qe neser dhe pasneser do te menaxhojne situaten turistike ne vend, e cila ta themi hapur, tani per tani eshte ne kaos te vertete. Hera e pare qe kam ardhur per mesim ketu, ishte vjeshten e shkuar, ndersa dje kam referuar nga ora 09:00 e mengjesit, deri ne oren 21:00 te mbremjes", perfundon Pierre Frustier, i cili sigurisht nuk harron te theksoje, se i pelqejne pa mase shqiptaret dhe Shqiperia.
Zoti Frustina, cili ka qene leksioni i radhes per studentet tuaj?
U kam folur atyre per komunikimin dhe rendesine e tij ne turizem. Jane me rendesi aspekte, si psh., broshurat, fletepalosjet, agjencite turistike etj., gjera qe ata duhet t'i dine.
Kur mendoni se do te ndryshoje situata turistike ne vendin tone?
Ah, kete nuk mund ta them me siguri, nuk e di vitin. Por, dua te theksoj qe me siguri situata do te ndryshoje kur ne treg te dalin studentet e pare te Turizmit nga Universiteti Evropian i Turizmit, te cilet do te menaxhojne kushtet.
Cila do te ishte keshilla juaj, ndaj operatoreve turistike ne kete vend?
Do t'u keshilloja te kene nje identitet te tyren, ta vene theksin te gjerat origjinale qe zoteroni, si te gastronomia, qe duhet te them se e keni shume te pasur, me pelqen vera dhe rakia juaj. Gjithashtu, eshte shume e rendesishme te keni nje strategji te miredetajuar per turizmin. Mendoj se nuk eshte nje problem pasurish apo bukurish natyrore, sesa organizimi dhe bashkepunimi, mes partnereve.
Ju thate se keni qene disa here ne Shqiperi. Cfare keni vizituar gjate qendrimit tuaj ketu?
Fatkeqesisht duhet te them se ka shume rajone e vende turistike, qe nuk i kam vizituar ende, por qe me siguri do t'i shoh heren e ardhshme qe do te vij ketu. Deri tani me ka bere pershtypje liqeni i Pogradecit, si dhe rruga qe te con drejt qytetit te Elbasanit; shume e bukur, me ate reliev te mrekullueshem malor, ku mund te shijohet pamja.