E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzsudzsak, përforcimi më i shtrenjtë i janarit

Kur futbollisti me emrin Balazs Dzsudzsak është ylli më i madh i një afati kalimtar, është e qartë se blerjet kanë qenë kryesisht të varfra.

Kriza globale financiare ka goditur edhe futbollin dhe për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe gjatë janarit u shpenzuan shumë më pak para. Më së tepërmi në Premierligë, 74 milionë euro, 400 për qind më pak se vitin e kaluar.

Mjaftojnë të kujtohen blerja e Torresit, Carrollit, Dekoz, Luizit e Suarezit, për të përmendur disa dhe atë për shifra astronomike. Por, futbollisti më i shtrenjtë i muajit të kaluar ishte mesfushori ofensiv Balazs Dzsudzsak, i cili shkoi nga Anzhi Makhachkala te rivali Dinamo Moska për 19 milionë euro.

Në vazhdim ju sjellim listën e plotë të dhjetë përforcimeve më të shtrenjta të janarit.

1. Balazs Dzsudzsak - nga Anzhi në Dinamo Moskë - 19 milionë euro

2. Papiss Demba Cisse - nga Freiburg në Newcastle - 12 milionë euro

3. Thiago Motta - nga Inter në PSG - 11.5 milionë euro

4. Moussa Sow - nga Lille në Fenerbahce - 10 milionë euro

5. Roman Pavlyuchenko – nga Tottenham në Lokomotiva Moskë - 9 milionë euro

6. Ricardo Rodríguez – nga Zurich në Wolfsburg - 8.5 milionë euro

7. Gary Cahill - nga Bolton në Chelsea - 8.4 milionë euro

8. Nolan Roux - nga Brest në Lille - 8 milionë euro

9. Kevin de Bruyne - nga Genk në Chelsea - 8 milionë euro

10. Alberto Gilardino - nga Fiorentina në Genoa - 8 milionë euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›