Coli: Si e njoha Aleks Kekën
I pyetur për disa episode që akuzohen të pandehurit e organizatave kriminale të Durrësit, Coli ka përmendur në shumë raste emrin e të ndjerit Aleks Keka, si personi që ka ndihmuar bandat për të trafikuar lëndë narkotike. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda thanë se i penduari ka rrëfyer se Kekën e ka njohur nga Klodian Saliu. "Kekën e kam njohur nga Klodian Saliu, i cili e përdorte për të trafikuar lëndë narkotike në Itali. Nga Klodi kam mësuar se Keka kishte njohje në Itali e Ballkan. Arrinte të trafikonte lëndë narkotike, duke përdorur lidhjet në të gjithë Ballkanin", tha Coli, duke shtuar se e ka takuar personalisht në mjaft raste. Ndërkohë, të dhënat nga gjykata janë kundërshtuar nga të afërmit e Kekës, duke i quajtur të pabaza dhe të manipuluara.