Fyen policët, procedohet i riu
Fyen i dehur një polic, ndiqet penalisht një 21-vjeçar nga qyteti i Përrenjasit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, bëhet e ditur se rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Komisariatit të Policisë Librazhd ka nisur procedimi penal në ngarkim të 21-vjeçarit, Gabriel Hoxha, lindur dhe banues në Përrenjas. Sipas burimeve në fjalë, procedimi ndaj tij filloi pasi në gjendje të dehur ky shtetas ka fyer për shkak të detyrës punonjësit e policisë A.G., 35 vjeç dhe SH.B., 40 vjeç, të cilët kanë qenë me shërbim patrullë e përgjithshme në qytetin e Përrenjasit. I riu akuzohet për fyerje, për shkak të detyrës.
Be.Dy.
Be.Dy.