E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutët kthejnë sytë nga makinat

Të kujdesesh të kyçësh makinën dhe të mos gjesh as targën. Kështu ka ndodhur me një automjet të tipit furgon, të përfshirë në skenarin e vjedhjes më të fundit në Sarandë. Në shënjestër të grabitësve është vënë ditën e djeshme një tjetër tregtar. Petraq Zguro nuk e ka gjetur mëngjesin e djeshëm automjetin e vet në vendin e parkimit, pranë banesës së tij në Lagjen Nr. 4 të qytetit të Sarandës. Kërkimet që ai ka bërë gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qenë pa rezultat dhe kjo e ka bërë atë të denoncojë në komisariatin e policisë. Episodet që ndodhin të paktën çdo dy ditë, kanë tronditur sigurinë e pronës dhe të biznesit në Sarandë.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›